Lamtumirë Advocaat
Dick Advocaat nuk është më selektor i Serbisë. Strategu holandez dhe Federata e Futbollit të Serbisë kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës.
Sport
Serbia ka mbetur pa selektor. Dick Advocaat dhe Federata e Futbollit të Serbisë kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës, raportojnë mediat serbe.
Strategu holandez pranoi se është duke shfrytëzuar mundësinë e largimit pas humbjes 3:1 nga Danimarka të premten në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Serbia ka vetëm një pikë pas tri ndeshjesh në Grupin I ku gjendet edhe Shqipëria.