Komentatori francez: Ju presim në Euro 2016
Loja e Shqipërisë ndaj Francës është pëlqyer në shtetin nikoqir të Kampionatit evropian 2016. Komentatori i TF1, Christian Jeanpierre ka thënë se shpreson t’i sheh kuqezinjtë në Evropian.
Sport
Loja e Shqipërisë në Stade Rennes ka çuditur jo pak ekspertët francezë, të cilët kanë thënë fjalët më të mira për futbollistët e selektorit Gianni de Biasit, duke shtuar se “duhet të jemi të lumtur me barazimin”.
“Një Shqipëri më shumë sulmuese nga sa pritej”, – shkuranin francezët. “Vite më parë e mundnim lehtësisht, por tani ata kanë bërë hapa para. Shumë mirë taktikisht, shumë mirë teknikisht. Topin e mbanim ne, por lojën më interesante e bënte Shqipëria, që kolektivisht ishte më lartë se blutë”.
Fjalën e fundit e dha komentatori i TF1 Christian Jeanpierre, i cili pas vlerësimesh pafund gjatë gjithë ndeshjes, në mbarim të saj tha: “Shpresojmë ti shohim sërish në Euro 2016.”