Kryetari Ahmeti: Gjelbërim e parqe në çdo lagje të kryeqytetit
Prishtina vuan nga betoni dhe mungesa e gjelbërimit, por kryetari i Komunës Shpend Ahmeti paralajmëron që kjo gjendje të ndryshohet aq sa është e mundur.
Lajme
Kryetari Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka premtuar se do të punohet që të gjitha lagjet e kryeqytetit të bëhen me sa më shumë parqe dhe gjelbërim.
“Në çdo lagje gjelbërim e parqe sa të ka mundësi!”, ka shkruar Ahmeti, duke e postuar edhe një foto të një lagjeje të Prishtinës, ku është realizuar një park i vogël rreth të cilit janë mbjellë edhe pemë. (lajmi.net)