Tallja me shqetësimin e femrave!

Fushata kundër ngacmimit seksual nëpër rrugë që filloi me përmbledhjen dhe publikimin e këtyre ngacmimeve në një videoje dyminutëshe të titulluar “10 orë ecje të një femre rrugëve të New Yorkut” (10 Hours of Walking in NYC as a Woman), e realizuar nga aktorja Shoshana Roberts, është shndërruar në parodi.

Lajme

12/11/2014 12:10

Kjo video ka nxitur me siguri ndërgjegjësimin e opinionit rreth shqetësimit të femrave në rrugët e qyteteve amerikane dhe më gjerë, por njëkohësisht ka nxitur edhe përqeshjen e saj.      

Që prej 28 tetorit kjo video është shikuar nga mbi 35 milionë njerëz, por deri tash ka nxitur edhe publikimin e 46 videove të tjera që nuk kanë si synim fushatën kundër ngacmimit seksual, por përqeshjen e saj.

” target=”_blank”>10 Hours of Walking in NYC as a Woman” është shndërruar në një parodi jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në vende të tjera nëpër botë, ndërsa një përmbledhje të “talljes pa vend” e ka bërë BBC në një video që ka publikuar të mërkurën edhe në Youtube. /lajmi.net/