Mourinho: Chelsea do të mposhtet

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho nuk beson se skuadra e tij do ta përfundojë sezonin pa pësuar humbje, pasi një gjë e tillë është pothuajse e pamundur të ndodhë në Premier Ligës.

Sport

08/11/2014 16:44

Jose Mourinho është i bindur se Chelsea do të pësojë humbje edhe pse momentalisht është duke kaluar në një formë fantastike në Ligën Premier.

“Nëse kjo është liga spanjolle apo liga gjermane, dhe ju keni vetëm dy skuadra që luftojnë për titullin, dhe nëse je 15 pikë prapa, atëherë gjithçka do kishte marrë fund”.

“Sidoqoftë, kjo është Anglia, dhe ju mund të humbni këtu pikë në secilën ndeshje”, tha Mourinho për reporterët.

“Unë mendoj se është e mundur që ne të bëhemi kampion, mirëpo në futbollin modern në Premier Ligë, unë nuk besoj në një sezon të pamposhtur. Humbja do arrijë për neve”, përfundoi Mourinho.

Skuadra e vetme në historinë e Premier Ligës që ka arritur të fitojë titullin pa pësuar humbje në tërë sezonin është Arsenali i vitit 2004.