Ancelotti, 500 ditë në Real
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mbushur 500 ditë në detyrë në Santiago Bernabeu. Dhe, me aventurën e deritashme, italiane i ka bindur të gjithë se është njeriu i duhur për ta udhëhequr ekipin.
Sport
Carlo Ancelotti mbush sot 500 ditë si trajner i Real Madridit, pikërisht në periudhën më të mirë të formës gjatë aventurës së deritashme në krye të Los Blancos, shkruan “Marca”.
Më 26 korrik të vitit të kaluar, Ancelotti u paraqit në një konferencë për shtyp ku u prezantua si trajner i ri i Real Madridit.
“Objektivi këtu është shumë i qartë, jam në klubin më prestigjioz në botë dhe duhet të fitojmë me një futboll të jashtëzakonshëm sepse historia dhe tradita e këtij klubi është loja ofanzive, e bukur”, deklaroi Ancelotti.
Dhe, skuadra e bëri pikërisht këtë pasi me Ancelottin, skuadra fitoi trofeun jubilar të dhjetë të kampionit të Evropës, objektiv i kahmotshëm i klubit.
Kurse, ky sukses e kurorëzoi Ancelottin si mbret në Santiago Bernabeu.