LAN-i nuk donë zgjedhje, edhe pse nuk ofron zgjidhje
Pas një takimi të gjatë në mes të liderëve të Bllokut LAN, ka folur kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk ka nevojë që vendi të shkojë në zgjedhje. Por pavarësisht kësaj, ai nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje, përveç se ka përsëritur deklaratën e njëjtë të dëgjuar tash e pesë muaj rresht, se të drejtën për formimin e institucioneve e ka shumica parlamentare.
Lajme
Haradinaj, tha se nuk kanë diskutuar për ridizajnimin e marrëveshjes, por se si të gjejnë një zgjidhje, për krijimin e institucioneve nga shumica parlamentare.
Ai thotë se as në këtë takim e as në takimet tjera, nuk i është kërkuar që të heqë dorë nga posti i të kandiduari për kryeministër.
Ai gjithashtu tha se është PDK dhe Hashim Thaçi ata të që po e pengojnë dhe bllokojnë krijimin e institucioneve të vendit.
Haradinaj tha se duhet pyetur PDK-në se edhe sa duhet pritur për krijimin e institucioneve. Ai shtoi se nuk ka nevojë të shpallen zgjedhjet sepse ekziston një shumicë parlamentare e cila mund t`i ndërtojë institucionet e vendit.