Messi është i lënduar

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi nuk është në formën e tij të zakonshme. Mediat spanjolle dyshojnë se ylli argjentinas është i lënduar.

Sport

04/11/2014 13:34

Lionel Messi nuk është në formë. Sulmuesi argjentinas ka qenë larg paraqitjeve të tij të zakonshme në javët e fundit e sidomos në dy disfatat e njëpasnjëshme në La Ligë nga Real Madrid dhe Celta Vigo.

Por, ku qëndron problemi?

Sipas medieve spanjolle, Messi është i lënduar. Ai sërish ka telashe me muskulin që e kishte munduar së fundmi.

Mirëpo, ka shpëtim edhe për të. Pas ndeshjes me Ajaxin në Amsterdam në kuadër të Ligës së Kampionëve, Messi dhe Barcelona do të ndeshen me Almerian në La Ligë, e më pas ai do të ketë mundësi të pushojë.

Messi nuk do të udhëtojë për në vendlindje pasi nuk do të luajë për Kombëtaren.

Dhe, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique do të shpresojë se kjo do t’i ndihmojë Messit që të rikthejë formën e duhur.