Shqiptarët e presin Platinin në Finlandë (Foto)
Presidenti i UEFA-s, Michel Platini ka mbërritur për vizitë në Finlandë, dhe në Helsinki është ‘përshëndetur’ nga një numër i konsiderueshëm i emigrantëve shqiptarë.
Sport
Një numër i emigrantëve shqiptarë në Finlandë, kanë përcjell vizitën e presidentit të UEFA-s, Michel Platini në Helsinki dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor në lidhje me ndeshjen e ndërprerë në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë, që u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 në favor të nikoqirit.
Jashtë objektit ku po qëndronte Platini, u dëgjuan thirrje të ndryshme kundër tij si dhe u shfaqën transparente me mesazhe si: UEFA = MAFIA, UEFA = Korrupsion, Platini, sa para i more?”, e shumë e shumë të tjera, raporton “Lajmi.net”.
Gjithçka përfundoi në mënyrë paqësore por Platini mori një tjetër mesazh të fuqishëm nga komuniteti shqiptarë, që do të vazhdojë të shprehë pakënaqësi për vendimin skandaloz në lidhje me duelin mes Serbisë dhe Shqipërisë.