Njujorkezet ngacmohen seksualisht
Aktorja amerikane, Shoshana B. Roberts ka ecur nëpër qytetin e New Yorkut për 10 orë, me një kamerë të fshehtë, për të dokumentuar praninë kudo të ngacmimeve që u bëhen femrave derisa ecin rrugës.
Lajme
Dhe për 10 orë ecje në rrugë dhe hapësira publike, asaj i janë drejtuar me fjalë mbi 100 ngacmime seksuale, të cilat sipas organizatave që merren me të drejtat e femrave, nuk mund të quhen komplimente.
Një video dyminutëshe e xhirimeve të përmbledhura nga kompania jofitimprurëse “Hollaback” e publikuar në “youtube” është bërë temë dite për portalet dhe mediat televizivi, me sugjerimin drejtuar autoriteteve për marrjen e masave kundër ngacmimeve seksuale.
“Hey baby”, “Qeshu”, “Zemër”; “Shikoje këtë” (prapanicë); “Shoh një milion dollarë” (vlera e saj); “Bukuroshe”; “Nuk dëshiron të flasim?”; “Prit ta jap numrin tim”; “Bëhemi miq, asgjë!” dhe ngacmime të tjera si këto e kanë përcjell aktoren gjatë gjithë ditës, madje edhe ecja krah-për-krah e ndonjë maniaku deri në pesë minuta rrugëtim.
“Kjo është diçka që fatkeqësisht më ndodh çdo ditë dhe jo vetëm mua, por edhe shumë vajzave të tjera në Neë York”, ka thënë Roberst, e cila vë kufjet në vesh për të mos dëgjuar fjalët ngacmuese meshkujve nëpër rrugët e “kryeqytetit” të botës.
E pyetur se si është ndije derisa njëri nga ngacmuesit ka ecur për pesë minuta përkrah saj, Roberts, e cila qëkur ishte nëntëvjeçare ka ushtruar Artet Marciale dhe posedon Shirit të Zi në karate, ka thënë se për një moment i ka shkuar nëpër mend që t’i bije dhe ta shtrijë përtokë, në gjunjë.
Kjo video, të cilën e kanë shikuar mbi 14 milionë veta për 24 orë, ka nxitur edhe reagimin e shumë organizatave joqeveritare dhe të opinionit publik amerikan, drejtuar edhe organeve të rendit, për të marrë masa kundër ngacmimeve seksuale që u bëhen femrave nëpër rrugët e qyteteve të mëdha të shteteve të Bashkuara të Amerikës.