Shoferë, kujdes nga gjobat e larta në Maqedoni

Në Maqedoni prej sot kanë hyrë në fuqi gjobat e reja të larta për shkeljet në komunikacion.

Lajme

29/10/2014 22:01

Sipas ligjit të ri për siguri në komunikacionin rrugor, gjobat janë shumë të larta dhe të papërballueshme për të gjithë shkelësit e ligjit.

Nëse nuk e keni rripin e sigurisë, gjoba është 100 euro, sa duhet paguar edhe nëse nuk i keni dritat e ndezura në automjet, ndërsa për parkim të gabuar gjoba është 45 euro.

Si njofton portali shkupjan Zhurnal, në rast të parkimit në vijat e kalimit të këmbësorëve apo udhëkryq, gjoba është 250 euro, sa kushton edhe mosdhënia e përparësisë për kalimtarët në zebra.

Tejkalimi i shpejtësisë në vendbanime të banuara, nëse shkon mbi 50 km/h  mbi shpejtësinë e lejuar, shoferëve të pakujdesshëm do t’iu kushtojë 500 euro, si dhe aplikimi i masës së ndalesës për drejtimin e makinës prej 6 deri 12 muaj. Për tejkalim shpejtësie mbi 10 kilometra mbi shpejtësinë e lejuar do të jetë 20, kurse për tejkalim nga 10 deri në 3o kilometra mbi atë të lejuar gjoba shkon në 45 euro, por nga 30 deri në 50 km tejkalim të shpejtësisë së lejuar do t’iu kushtojë 300 euro.