Rolandi, kampion bote
Roland Dabinovci i cili merr pjesë në sportet luftarake, mbrëmë në Weiden të Gjermanisë është shpallur kampion bote në versionin WKO në rregullat e K1.
Sport
Më 22 mar të këtij viti, Rolandi u shpallë Kampion i Europës, mirëpo ëndërra e tij ishte më e madhe, të shpallej kampion bote, gjë këtë të cilën e arriti në mbrëmjen e djeshme.
Rolandi, i cili në rrobat e tij sportive kishte flamurin e Shqipërisë dhe atë të Gjermanisë, arriti në finale të mposhtë austriakun, Stipe Kubat.
Lufta vazhdoi deri në fundin e raundeve, teksa Rolandi u shpall fitues me anë të vendimit të gjyqtarëve.
Në fund, ai ngriti flamurin Kuq e Zi duke rënë në gjunjë dhe duke thënë se kjo fitore është për të gjithë shqiptarët.