Reagon FSHF-ja (Video)
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka konfirmuar se UEFA ka vendosur që Serbia të fitojë me rezultat 3:0, duelin e ndërprerë kundër Shqipërisë.

Sport
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s.
Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka thënë se janë krejtësisht të pakënaqur, që fitorja e ndeshjes së ndërprerë në Beograd i takon Serbisë, përkundër argumenteve të shumta që konfirmojnë fajësinë e saj.
Ai ka pohuar se nuk kemi arsyetimet e anëtarëve të Disiplinës për vendimet e marra.
“Duket një vendim i çuditshëm, ndaj do ta godasim me forcë”, deklaroi Shulku, raporton “Lajmi.net”.
Video:
Post by Procesi Sportiv.