Strasse dizajnon stilin e Audi R8 V10 Spyder
Super-vetura nga Audi kurrë nuk është dukur më bukur se pas këtij dizajnimi nga Strasse.

Auto & Tek
Vetura e mahnitshme Audi R8 V10 Spyder ka marrur një dizajn të ri në stilin e saj, i cili është gjenerata e ardhshme e modelit pas disa viteve.
Ajo ka shumë klasë, dhe me këtë punim të fundit dëshmohet gjithçka, prej pamjes së jashtme e deri tek motori i saj, transmeton Lajmi.net.
Strasse ka dizajnuar veturën Audi R8, duke i vendosur kështu rrota 20 inç të punuara në ngjyrë titani.
E gjerë dhe e lehtë në peshë, rrotat e saj nuk e kanë problem që t’i mbajnë 530 kuaj-fuqi të motorit V10.
Shikoni fotografitë lartë të kësaj veture të bukur.