Barcelona do të largohet nga La Liga

Nëse Katalonia fiton pavarësinë, atëherë Barcelona dhe Espanyol nuk do të kenë të drejtë të luajnë më në La Ligë, ka thënë presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas.

Sport

07/10/2014 14:37

Me pavarësinë e Katalonisë, Barcelona dhe Espanyol nuk do të luajnë më në La Ligë.

Kështu ka thënë presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas.

“Nuk mund të luajnë në Kampionatin spanjoll sepse ligji i sportit parasheh që vetëm një shtet tjetër mund të luajë në La Ligë, Andorra”, deklaroi Tebas për të përditshmen sportive katalane “Sport”.

“Kjo do të krijonte një problem. Për të inkuadruar këto skuadra, në rast të pavarësimit të Katalonisë, Kongresi duhet të modifikojë këtë ligj. Është e vetmja mundësi”, u shpreh ai.

Yje të Barcelonës përfshirë Gerard Pique kanë mbështetur haptas pavarësinë e Katalonisë.