Përshëndetje të ngrohta nga Shaqiri, Mehmedi dhe Kasami
Lojtari i Bayern Munich, Xherdan Shaqiri ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet bashkë me Admir Mehmedin dhe Pajtim Kasamin. Ai nëpërmjet kësaj fotografie na ka dhuruar nga një përshëndetje.
Sport
Shaqiri, Mehmedi dhe Kasami janë grumbulluar në skuadrën e Zvicrës për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2016.
Sidoqoftë, Shaqiri ka gjetur pak kohë që të na përshëndesë me anë të një fotografie të postuar në rrjetin social Facebook.
“Admiri, Pajtimi dhe unë ju përshëndesim prej kombëtares”, ishte mesazhi i shkruar nga Shaqiri në fotografinë e postuar.