Pro-rusët tentojnë të marrin aeroportin e Donjeckut
Forcat pro-ruse në lindje të Ukrainës janë duke bërë përpjekje për të marrë aeroportin e Donjeckut, i cili kontrollohet nga forcat qeveritare ukrainase.
Bota
Një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës ka thënë se separatistët pro-rusë kanë vazhduar ofensivën që kanë nisur një ditë më parë, njofton REL.
Sipas tij, rebelët janë duke përdorur tanke, artilerinë e rëndë dhe mortajat.
Aeroporti i Donjeckut ka qenë vazhdimisht në fokus të luftimeve, pavarësisht armëpushimit të arritur më 5 shtator.