Shtyhet lansimi i modelit të ardhshëm Volkswagen Phaeton

Edhe pse gjenerata e ardhshme e këtij modeli është virtualisht komplet dhe i gatshëm për tu lansuar, kompania gjermane duket se e ka shtyer lansimin e modelit të ri Phaeton.

Auto & Tek

25/09/2014 21:23

Arsyeja e shtyerjes së lansimit të këtij modeli është për shkak se modeli paraprak është ende duke u shitur fuqishëm në Kinë, dhe siç duket kompania dëshiron të mbledhë para njëherë mirë para se ta lansojë atë, transmeton Lajmi.net.

Sipas Automotive, Phaeton-i i ardhshëm do të arrijë në SHBA në vitin 2018 si model i vitit 2019, duke ecur përmes platformës MLB Evo dhe i pajisur me një llojllojshmëri të motorëve.

Sipas raporteve, këta motor do të përfshijnë një hyrës hibrid V6 duke prodhuar më shumë se 400 kuaj-fuqi, një V8 dizel me 450 kuaj-fuqi dhe një linjë prej motorëve W12, transmeton Lajmi.net.

Çmimi i veturës pritet të fillojë nga $70,000.