Zjarrfikësit e gjejnë dhe e mbysin gjarprin e Prishtinës (Video)
Një gjarpër i futur në një veturë të parkuar në afërsi të çerdhes "Gëzimi Ynë" në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, ka shqetësuar sot banorët.
Lajme
Në vendin e ngjarjes ka dalë një numër i madh i zjarrfikësve dhe policëve, të cilët pas një kohe kanë arritur ta neutralizojnë gjarprin.
Pronari i veturës ka deklaruar se ai gjatë ditës së djeshme ka qëndruar në Emshir dhe në Lagjen e Spitalit, lokacione këto që sipas tij kanë mundur të jenë vende ku gjarpri është futur në veturë. (KlanKosova)