Tirana përplot me kosovarë për të pritur Papën (Foto)

Ati i Shenjtë nderoi shqiptarët pa dallim kur sot vizitoi Tiranën. Atje nuk munguan shqiptarët e të gjitha trojeve. 

Lajme

21/09/2014 18:18

Mijëra kosovarë sot ishin në Tiranë për të pritur Papa Françeskun, i cili vizitoi Shqipërinë, në vizitën e parë që i ka bërë ndonjë vendi evropian jashtë Italisë, prej që ka marrë drejtimin e klerit katolik.

Kishat e Kosovës kishin organizuar shkuarjen e kosovarëve për në Tiranë, për të qenë pjesëmarrës në ceremoninë e pritjes që i është bërë Atit të Shenjtë.

Përveç mënyrës së organizuar ishin me qindra të tjerë që kishin mësyrë kryeqytetin shqiptarë individualisht.