Reklama fantastike e Barcelonës
Barcelona ka publikuar një reklamë që paraqet disa prej yjeve më të mëdhenj të ekipit si Lionel Messi, Neymar, e Luis Suarez, të gatshëm për sfidat e sezonit të ri.
Sport
Barcelona e ka filluar një sezon të ri, me trajnerin e ri Luis Enrique, në kërkim të sukseseve të reja.
Pas një edicioni të dështuar, gjiganti katalan kërkon rikthimin në rrugën e duhur dhe për këtë arsye ka bërë një numër të madh përforcimesh përfshirë sulmuesin Luis Suarez, i ardhur nga Liverpool për 81 milionë euro gjatë verës.
Pikërisht ylli uruguaian është në mesin e futbollistëve të Barcelonës që janë paraqitur në një reklamë të re të publikuar nga gjiganti katalan.