lajmi.net

‘Gabimi’ i Realit

Afati kalimtar i futbollistëve u mbyll në mesnatë. Por, a e bëri Real Madrid gabimin më të madh duke lejuar largimin e mesfushorit Xabi Alonso në drejtim të Bayern Munichut?

Sport

02/09/2014 11:40

Real Madrid pësoi humbje të thellë e të papritur në udhëtim te Real Sociedad me rezultat 4:2 në kuadër të xhiros së dytë të La Ligës.

Dhe, pikërisht ky ballafaqim solli një bindje se skuadrës i mungon shumë Xabi Alonso. Mesfushori spanjoll u largua nga Santiago Bernabeu duke iu bashkua Bayern Munichut.

Ndërsa, më herët gjatë afatit kalimtar, Reali kishte angazhuar mesfushorin Toni Kroos nga gjiganti bavarez.

Mirëpo, tabloidi britanik “Metro”, shkruan se largimi i Alonsos do t’i kushtojë shtrenjtë Real Madridit.

Madje, ai ka konstatuar se gjiganti madrilen bëri gabimin më të madh të afatit kalimtar të verës duke lejuar largimin e një futbollisti të madh si Alonso. Kush do të ketë të drejtë në fund, do ta tregojë vetëm koha. 

Gabimi i Realit

Ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello beson se gjiganti spanjoll gaboi duke shitur Mesut Ozilin në Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës. Los Blancos vendosën ta largojnë reprezentuesin gjerman pas transferimit të dyshes Gareth Bale dhe Isco. Por, Capello beson se ata do të përfitonin më tepër nëse do ta mbanin 25-vjeçarin. “Nuk e…

Sport

30/11/2013 14:15

Ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello beson se gjiganti spanjoll gaboi duke shitur Mesut Ozilin në Arsenal gjatë afatit kalimtar të verës. Los Blancos vendosën ta largojnë reprezentuesin gjerman pas transferimit të dyshes Gareth Bale dhe Isco.

Por, Capello beson se ata do të përfitonin më tepër nëse do ta mbanin 25-vjeçarin. “Nuk e di se çka ndodhi me Ozilin. Mendoj se ai është futbollist i jashtëzakonshëm dhe ishte shumë i rëndësishëm për Real Madridin”, deklaroi Capello për Onda Cero.

“Ai është futbollist i nivelit botëror. Ata gabuan me shitjen e tij”, shtoi selektori i Rusisë.

Capello po ashtu shprehu përkrahjen e tij për Cristiano Ronaldon në garë për Topin e Artë.

“Nëse ekziston një futbollist që mund të fitojë Topin e Artë këtë vit, ai është Cristiano Ronaldo. Ju duhet të llogaritni sezonin e Cristiano Ronaldos dhe katër golat që shënoi gjatë barazhit për kualifikim në Kampionatin botëror 2014. Kjo është shumë e vështirë”, përfundoi Capello.

Fituesi i Topit të Artë do të shpallet më 13 janar.

LM