‘Boom Rakatak’ kënga më e re nga Ardian Bujupi

Ardian Bujupi ka sjellur një bashkëpunim interesant me Big Ali, Dj Mase dhe Lumidee. Kënga ka titullin ‘Boom Rakatak’ ndërsa videoklipi është xhiruar në Amerikë.

ShowBiz

30/08/2014 21:29

Siç duket Ardian Bujupit nuk i ka mjaftuar që është protagonist në një nga këngët hit të kësaj vere, ‘Feel’ me Genta Ismajlin dhe Dj Dalool.

Ai ka sjellur një këngë ritmike që është bashkëpunim me disa artistë të huaj e kënga gjithashtu është në anglisht.

Për tekstin kanë punuar të gjithë pjesëmarrësit në këngë ndërsa videoklipi është punuar në Amerikë nga Sergej Rezvanov & Eugen Kazakov .