Vlerësimet e futbollistëve: Real Madrid – Cordoba

Real Madridi e nisi mbarë edicionin e ri të La Ligës duke mposhtur Cordoban në Santiago Bernabeu me rezultat 2:0. Por, kush luajti më mirë e kush më keq? Na tregojnë vlerësimet.

Sport

25/08/2014 23:23

Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo shënuan golat për Real Madridin në fitoren 2:0 ndaj Cordobas në Santiago Bernabeu në kuadër të xhiros së parë të La Ligës.

Los Blancos – edhe pse jo aq lehtë siç pritej – morën pikë të plota kundër skuadrës së promovuar në elite.

Por, si u vlerësuan futbollistët?

Real Madrid: Casillas 6; Arbeloa 4 (futbollisti më i dobët), Pepe 6, Ramos 5, Marcelo 6; Kroos 6, James 6, Modric 6; Bale 6, Benzema 7 (futbollisti i ndeshjes), Cristiano Ronaldo 6.

Cordoba: Juan Carlos 6; Gunino 5, Íñigo López 6, Pantic 6, Crespo 5; Rossi 6, López Garai 5; Pinillos 5, Ryder 6, López Silva 5, Havenaar 6.