Media arabe: Lavdrim Muhaxheri është vrarë
Lajmi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit, lider i grupit të xhihadistëve shqiptarë në Irak dhe Siri, ende nuk është konfirmuar, por mediet arabe kanë publikuar fotografi ku personi i vrarë identifikohet si Lavdrim Muhaxheri.

Lajme
Edhe pse lajmi nuk është zyrtar dhe asgjë ende nuk është vërtetuar, personi në fotografi ngjan shumë me kosovarin, i cili prej disa muajsh po lufton në Siri, ndërsa vetëm para do kohësh postoi një foto duke i prerë kokën një të riu në Siri.
Bashkëluftëtarët e tij shqiptarë publikuan në rrjetet sociale ditë më parë lajmin se Muhaxheri ishte plagosur gjatë një sulmi, por që nuk kishte humbur jetën dhe se shumë shpejt do të ishte gati për të vijuar luftën.
Por mediet arabe, të cilave u janë referuar shumë media kosovare, njoftuan se ai ishte vrarë, lajmi ky që sërish u hodh poshtë nga miqtë e tij të luftës.