Arrestohen 7 persona dhe u merren armët, gjuanin në ahengje

Policia e Kosovës ka arritur që vetëm brenda 24 orëve të konfiskojë dhjetëra armë të llojeve të ndryshme dhe ka arrestuar disa persona, në disa qytet të Kosovës.

Lajme

23/08/2014 19:02

Brenda 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 7 personat dhe ka konfiskuar dhjetëra armë të llojeve të ndryshme. Sipas raporti 24 orësh të policisë personat e arrestuar kanë shtirë më armë në ahengje ku edhe u janë konfiskuar ato.

“Në Prishtinë është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit “Ecol Special” me shtatë fishek të kalibrit 7.65 mm dhe një shufër metalike”.

“Një person tjetër është arrestuar në fshatin Babush i Muhaxherve të Lipjanit, pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar armen me gas ,,Ekol special’’ të kalibrit 9.mm me një karikatorë dhe gjashtë gëzhoja të njëjtës armë”.

“Po ashtu, në Podujevë është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një armë të kalibrit 7.65 ,një karikatorë me shtate fishekë dhe tetë gëzhoja”.

“Dy të arrestuar janë në Mitrovicë, pasi që të njëjtin në ahengje familjar kanë shtënë me arme zjarri. Dy armë janë konfiskuar edhe në një aheng në Vushtrri”.

“E në Prizren është arrestuar një person pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit “Blow Compact” me 20 fishek”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës