Atletico më e mirë në histori
Diego Simeone po bën sensacion me Atletico Madridin. Për më pak se tri vjet, trajneri argjentinas i ka fituar pesë trofe. Kjo është Atletico më e mirë në histori të klubit.
Sport
Diego Pablo Simeone e ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta, në histori të Atlético de Madrid.
Trajneri argjentinas, pasi e fitoi Superkupën e Spanjës, arriti në kuotën e 5 trofeve për vetëm dy vjet e nëntë muaj, që kur e kishte marrë në dorë ekipin nga Vicente Calderon.
‘El Cholo’ e ka rrëmbyer një Europa League, një Superkupë të Evropës, një Copa del Rey, një titull në La Liga dhe tash Superkupën e Spanjës.
Gjithashtu, e ka lëshuar për pak rastin të fitonte edhe në dy raste, kur kishte humbur në finale të Superkupës së Spanjës vitin e kaluar nga Barcelona dhe në finale të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.
Me Simeonen, Atletico është ekip i ‘tmerrshëm’ për kundërshtarët. Në përgjithësi, Los Colchoneros i kanë fituar 30 tituj zyrtarë, në histori të tyre.