Bombë në Mitrovicën veriore

Një granatë dore që u gjet sot në mëngjes në Mitrovicë, është neutralizuar me sukses. Bomba u gjet përpara një argjendarie e cila ishte cak i plaqkitësve në muajin maj. 

Lajme

16/08/2014 12:43

Shpërthimi i kontrolluar i bombës është kryer nga njësiti special i forcave të KFORI-it. 

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lola Ribar” në pjesën veriore të Mitrovicës . 

Rruga ishte bllokuar për trafiku, dhe vendi ishte siguruar nga Policia e Kosovës. (lajmi.net)