Zyrtare: Bendtner në Wolfsburg

Nicklas Bendtner është përforcim i ri i Wolfsburgut. Sulmuesi danez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Bundesliga, pas largimit si futbollist i lirë nga Arsenali.

Sport

15/08/2014 14:21

Wolfsburg ka konfirmuar transferimin e Nicklas Bendtner si futbollist i lirë pas largimit nga Arsenali gjatë verës.

Reprezentuesi danez ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Bundesliga.

“Nicklas Bendtner është sulmues në periudhën më të mirë të karrierës së tij, ai tashmë ka përvojë të madhe ndërkombëtare por që jo gjithmonë është vërejtur. Andaj, tani është koha që ta shfaq tërë talentin e tij”, deklaroi drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs.

Bendtner në Wolfsburg do të mbajë numrin 3, numër i pazakonshëm për një sulmues.