Patate të mbushura
Një recetë e shijshme e patateve të mbushura.
Lifestyle
Përbërësit e kësaj recete:
- 6 patate të mëdha
- 3 salsiçe ( nëse dëshironi mund t’i merrni të tymosura dhe pikante)
- 3 luge vaj ulliri
- 250 g proshutë
- 250 g mocarela
- 1 filxhan krem djathi
- patate te grira ne rende
- erëza sipas dëshirës
Përgatitja:
Ziejmë patatet me lëkurë, i hedhim edhe erëza. Pasi zihen për 20 minuta, i heqim pjesën e mesit patateve derisa të mbetet një shtresë e hollë. Salsiçet dhe tulin e patateve së bashku me erëzat i skuqim me pak vaj. I shtojmë përbërjes mocarelën e copëtuar, kremin e djathit.
Më këtë përbërje mbushim patatet. Sipër tyre shtojmë proshutën e tymosur. E vendosim në furrë për 20 minuta, në temperaturë 180 gradë. Kur e heqim nga furra i hedhim sasi te vogël patate të grira që të bëhen krokante.