Kallëzim penal ndaj personit që kërcënoi gazetarin e KTV-së
Personi që e ka kërcënuar gazetarin e KTV-së, Mefail Bajqinovci, do të përballet me një kallëzim penal për kanosje.
Lajme
I dyshuari, siç bën me dije Policia e Kosovës për KTV-në, më 3 korrik është intervistuar nga Policia e Kosovës në prezencë të avokatit të tij.
“Mirëpo kjo është faza fillestare e hetimeve, ndërsa ky klasifikim i masës së ngritur ndaj tij mund të ndryshojë varësisht nga hetimet”, ka thënë Agron Borovci.
Bajçinovci është kërcënuar me jetë përmes telefonit më 2 korrik. Sipas burimeve policore, thirrja ka ardhur nga Burgu i Dubravës, Pavioni V.