Prokuroria e Shtetit: Enver Hasani nuk është nën hetime

Prokuroria e Shtetit, thotë se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, është nën hetime për kohen sa ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës. 

Lajme

09/07/2014 16:18

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka mohuar raportimet në media se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, është nën hetime për kohen sa ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës.

Për mes një komunikatë për media nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, thuhet se ata kanë kërkuar që rasti ku përmendet Enver Hasani, të merret në kompetencë të EULEX-it. 

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes kësaj Komunikate informon mediat dhe opinionin në Republikën e Kosovës, se i qëndron pranë njoftimit të lëshuar me datën 03 janar 2013, se në Prokurorinë Themelore në Prishtinë nuk është duke u përgatitur asnjë aktakuzë apo janë duke u zhvilluar hetime ndaj Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, për kohen sa ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës”.

“Me datë 23 maj 2014, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar që rasti në të cilin përmendet emri ish Rektorit të Universitetit të Prishtinës, të merret në kompetencë të EULEX-it”. 

“Po ashtu,  Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit konfirmon se nga informatat e siguruara sot nga Zyra e Kryeprokurorit të EULEX-it, nuk ekziston aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj Enver Hasani nga prokurorët e  EULEX-it”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së shtetit.