Fatmir Limaj demanton lajmin se ka fyer kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti
Situata e tensionuar në Maqedoni, ku shqiptarët po protestojnë kundër dënimit të pesë bashkëkombësve me burg të përjetshëm, ka nxitur reagime edhe te politikanët kosovar. Sot u publikua një lajm ku thuhej kinse kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj kishte fyer kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke i thënë që të ketë turp.

Lajme
Por ky lajm, më vonë është demantuar nga kabineti i Limajt. Përmes një reagimi të postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, thuhet se kryetari i Nisma-s e demanton këtë lajm, i cili sipas tij është postuar në rrjete sociale nga persona të papërgjegjshëm.
“Gjatë ditës ka qarkulluar një reagim i rremë, të kinse një deklarate të Kryetarit të Kryesisë së Nisma për Kosovën, z. Fatmir Limaj, në lidhje me situatën aktuale në Maqedoni”.
“Kryetari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, z. Fatmir Limaj, demanton këtë reagim qe fillimisht është plasuar në rrjetet sociale nga persona të papërgjegjëshëm që kanë hapur faqe të ndryshme jo zyrtare në Facebook, në emër të Kryetarit, z. Fatmir Limaj”, thuhet në reagimin e kabinetit të Limajt.
Ndërsa lajmi i publikuar gjatë ditë, të cilin Limaj e demanton thoshte:
“Turp të kesh z.Ali Ahmeti të dëmtosh popullin me votën që ju more Turp , Premtimet qe i ke bërë nuk po shfaqen askund , po e mashtron popullin , se populli ta jep votën për premtimet që i ke bërë. z.Ali Ahmeti dilni në konferencë për shtyp, diskutoje këtë çështje, se është keqësu popoulli”. (lajmi.net)