Suarez në Barcelonë

Barcelona dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e Luis Suarezit në Camp Nou. Gjiganti katalan do të paguajë 79 milionë euro për yllin uruguaian.

Sport

04/07/2014 21:31

Barcelona ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e sulmuesit Luis Suarez.

Sipas “As.com”, klubet janë pajtuar që ylli uruguaian t’i bashkohet gjigantit katalan në transferim me vlerë prej 79 milionë euro.

Dhe, për të zyrtarizuar marrëveshjen kanë mbetur të sqarohen vetëm disa detaje. I pari ka të bëjë me Alexis Sanchez, sulmuesi kilian i kërkuar nga Reds të përfshihet në marrëveshje për shitjen e Suarezit.

Por, klubet ende nuk pajtohen rreth vlerës së tij. Po ashtu, duhet të definohet mënyra e pagesës, Liverpool kërkon që shifra e paraparë të mbulohet sa më parë që është e mundur kurse Barcelona preferon që ta paguajë atë me disa këste.

Si do qoftë, Suarez shumë shpejtë do të jetë futbollist i Barcelonës.