Aeroporti i Prishtinës merr mirënjohje për performancë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” Limak-Kosovo ka marrë certifikatë për kontributin e çmuar në ofrimin e shërbimeve për kompaninë ajrore EasyJet duke i mundësuar arritjen e targetit të performancës në kohë.

Lajme

01/07/2014 13:07

Sipas një njoftimi të ANP-së, kategoria e aeroporteve (volum i ulët-që procesojnë 50 fluturime të EasyJet në muaj) përfshin jo më pak se 100 aeroporte të ndryshme ku Aeroporti ” Adem Jashari” LimakKosovo merr këtë mirënjohje.

“Prishtina InternationalAirport “Adem Jashari”duke iu falënderuar stafit të ri, të shkolluar dhe të dedikuar si dhe lehtësirave në terminalin e ri ka arritur që të procesojë udhëtarët dhe fluturimet e kompanisë EasyJet në një kohë rekorde të procesimit. EasyJet është kompani ajrore me çmime të ulëta që gjithmonë vë sigurinë në rend të parë para performancës në kohe”, thuhet në njoftim.