Reali, një brazilian për mesfushë
Real Madridi është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm. Los Blancos duket se ia kanë vënë syrin brazilianit Luiz Gustavo.

Sport
Real Madridi po mendon për sezonin e ardhshëm. Edhe pse nuk e kanë bërë asnjë përforcim deri tash, Los Blancos i kanë vënë objektivat përpara vetes.
Sipas të së përditshmes El Confidential, kampioni evropian është i gatshëm ta shesë përfaqësuesin gjerman, Sami Khedira.
Më pas, gjiganti madrilen do ta nis ofanzivën për ta transferuar në Santiago Bernabeu mesfushorin e Wolfsburgut, brazilianin Luiz Gustavo, i cili në të kaluarën ishte pjesë e Bayern Munichut.
Gustavo ka shfaqur formë stabile në sezonet e fundit, njëjtë si me përfaqësuesen braziliane. Ai pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti.