Diplomon vajza e Eminem, Hailie Mathers
Vajza e reperit Eminem, Hailie Mathers ka përfunduar shkollën e mesme dhe ka diplomuar me rezultate shumë të larta.

ShowBiz
Me siguri ju kujtohet vajza e vogël Hailie për të cilën reperi Eminem ka bërë këngët e famshme “Mockinbird” dhe “Hailie’S Song”.
Epo, ajo tani është rritur e madje ka përfunduar shkollën e mesme. Hailie, tashmë 18 vjeçe, ka diplomuar me rezultat shumë të lartë.
Hailie i ka lavdëruar prindërit e saj Eminem dhe nënën Kim duke i përshkruar si persona më me ndikim tek ajo.
‘Nëna dhe babai im janë ndikimi më i madh tek unë sepse ata më kanë shtyrë të jem personi që jam dhe më kanë dhënë gjithë mbështetjen për të arritur deri këtu’, ka thënë Hailie.
Ajo gjithashtu është shpërblyer me çmimin e Akademisë dhe çmim nga Departamenti i Psikologjisë. Hailie do të vazhdojë universitetin në Universitetin e Shtetit në Michigan dhe do të studiojë psikologjinë ose ndërmarrësinë.