Perez mban Casillasin në Madrid
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bindur kapitenin Iker Casillas të mos largohet nga Santiago Bernabeu, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Sport
Iker Casillas do të mbetet në Real Madrid. Sipas të përditshmes sportive “AS”, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez ka bindur portierin të mos largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Marrëveshja mes tyre parasheh që Casillas të qëndrojë në Santiago Bernabeu, për edicionin e ardhshëm, e pastaj palët do të diskutojnë sërish për të përcaktuar të ardhmen e tij.
Casillas ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2015, andaj në rast se nuk e nënshkruan një të re, do të mund të largohet nga klubi, pas përfundimit të sezonit të ardhshëm.
Casillas është legjendë e Real Madridit dhe muajin e kaluar ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve pas triumfit në finale ndaj rivalit të qytetit, Atletico Madrid, në Lisbonë, me rezultat 4:1.