Bahtiri kërcënon – jep ultimatum për heqjen e barrikadës

Agim Bahtiri u ka dhënë ultimatum serbëve të veriut që të heqin barrikadën në Urën e Ibrit, deri në orët e mbrëmjes. 

Lajme

21/06/2014 14:11

Kryetari i Komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka vizituar rreth mesditës të ashtuquajturin ‘Parku i Paqes’ dhe është shprehur i indinjuar për situatën më të re të krijuar në qytetin e Mitrovicës, dhe ka dhënë ultimatum që barrikada të hiqet sot.

“Durimit i ka ardhur fundi, kjo barrikadë duhet të hiqet deri sonte, nëse jo atëherë do të shihni nesër”, ka thënë Bahtiri.

Mbi urën e Ibrit vërehet një situatë paksa e tensionuar sepse shumë qytetarë shqiptarë dëshirojnë të kalojnë përtej urës, ndërkohe që pjesëtarë të policisë së Kosovës nga stacioni i jugut, janë duke i udhëzuar që të kthehen mbrapsht për ta ruajtur qetësinë dhe për të mos tensionuar situatën.

Ndryshe, në mes të urës, në largësi prej dy metrave vërehen forca të shtuara të sigurisë, me theks të pjesëtarëve te policisë se Kosovës, si të jugut ashtu edhe të veriut.