Reexhi, talenti premtues i Hip-Hopit
Reexhi është një djalosh 16 vjeçar nga Vushtrria, i cili me talentin e tij për zhanrin e muzikës rap e hip-hop premton shumë. Së fundmi, ai ka sjellur projektin \"Revolucion\", i cili është pritur shumë mirë.
ShowBiz
Mosha nuk është aspak pengesë për të. Përkundër faktit se është mjaft i ri, Reexhi me talentin e tij të bënë përshtypjen se ka vite të tëra në skenën e hip-hopit.
Nxënësi i shkollës së mesme \”Eqrem Qabej\” në Vushtrri, ka arritur që me projektin e fundit të tërheqë vëmendje të madhe, e e ka fituar edhe tonën.
Kënga e lansuar në Youtube është pritur mjaftë mirë nga publiku i gjërë, sidomos nga rinia, e cila vazhdimisht po e shpërndan atë në rrjetet sociale.
Tekstin e këngës \”Revolucion\”, ashtu si edhe producimin e ka bërë vet, ndërsa video është realizuar nga \”KeshMedia\”.
Për më shumë, ju ftojmë ta ndiqni videon: