Kapje e bukur! (Foto)

Vizita për fundjavë e Barack dhe Michelle Obama-s në Palm Springs, Kaliforni, filloi me një mosfunksionim sa i përket veshjes së zonjës së parë, por për fat të mirë presidenti ishte aty që qw ta vendosë situatën nën kontroll. 

Bota

15/06/2014 00:40

Derisa çifti po zbriste nga Air Force One në aeroportin e Palm Springs, në një mbrëmje të qetë të premten, papritmas filloi një erë që gati sa nuk i shpërtheu fustanin zonjës Obama. 

Zonja e parë 50-vjeçare është fotografuar duke luftuar për të ulur poshtë veshjen e saj, dhe presidenti që po ecte pas saj për t’u kujdesur ndaj shqetësimit të gruas së tij. 

Përfundimisht, komandanti i përgjithshëm, arriti të shpëtoj bashkëshorten duke i vendosur dorën në anën e pasme të veshjes, për të parandaluar një moment të turpshëm \’Marilyn Monroe\’.  (lajmi.net)