Azem Syla i përgjigjet Jakup Krasniqit

Azem Syla kandidati PDK-së për deputet në zgjedhjet e 8 qershorit , ka reaguar ndaj një shkrimi të postuar dje në Facebook nga Jakup Krasniqi, dikur ish bashkëluftëtar dhe ish bashkëpartiak i tij e tash rival politik.

Lajme

14/06/2014 21:14

Në një reagim fare të shkurt të Sylës thuhet: “Me keqardhje lexova në FB tënd: \”Reagim për hir të opinionit publik\”, ku ke përmendur pa nevojë edhe emrin tim. 

Duke pasur parasysh rrugën tonë të përbashkët që nga vitet e shtatëdhjeta deri në fund të viteve të nëntëdhjeta, unë nuk dua dhe nuk do të kisha dashur të polemizoj me ty”. 

Ndryshe, dje Jakup Krasniqi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, kishte akuzuar rend liderin e PDK-së Hashim Thaçin se po i nxitë zyrtarët e lartë të PDK-së dhe ish komandantët e UÇK-së të Drenicë kundër tij, duke përmendur si një ndër ta edhe Azem Sylën.