Angelina Jolie nderohet me titullin ‘Damë’ nga Mbretëresha Elizabeta II e Anglisë

Aktorja Angelina Jolie është nderuar me titullin ‘Damë’ nga mbretëresha Elizabeta e Dytë, duke thënë se ky nder do të thotë tepër për të.

ShowBiz

14/06/2014 12:34

Një nga ‘mbretëreshat’ e Hollywood është nderuar nga mbretëresha e vërtetë.

Është kjo aktorja dhe aktivistja Angelina Jolie që është bërë me nderin ‘Damë’ nga Mbretëresha Elizabeta II.

Aktorja e famshme është zgjedhur të marrë titullin në Nderimet e Ditëlindjes së Mbretëreshës të këtij viti për kampanjën e saj të punës kundër dhunës seksuale dhe përdorimin e dhunimit si armë të dhunës.

Pasiqë Jolie nuk është angleze, ajo nuk mund të ketë titullin Damë para emrit, por vetëm shpërblehet me nder.

Angelina raportohet të ketë thënë: ‘Të pranoj një nder lidhur me politikën e jashtme do të thotë shumë për mua, pasi kësaj i kam dedikuar gjithë punën time. Puna me të mbijetuaret e dhunimit është një nder në veti. E di se arritja e qëllimeve merr gjithë jetën dhe unë jam e dedikuar të bëj këtë me gjithë jetën time.’