Legalizimi i ndërtimeve në Prishtinë deri më 2015
Ndërtuesit pritet të vazhdojnë punën në kryeqytet gjatë vitit 2015, por duke ju obliguar një plani të hartuar nga Komuna.
Lajme
Pothuajse prej një periudhe 6 mujore, ndërtimet pa leje në kryeqytet janë ndaluar, por ato ekzistueset edhe për një periudhë të gjatë nuk do të mund të legalizohen. Rreth dhjetë mijë të tilla mendohet që presin t\’i nënshtrohen legalizimeve.
Komuna e Prishtinës e ka pranuar Udhëzimin Administrativ për kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë për Trajtimin e ndërtimeve pa leje, të hartuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Mbi bazën e Ligjit të legalizimeve dhe këtë udhëzim administrativ do të trajtohen ndërtesat e egra në kryeqytet.
Gylere Mydyti, nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës, ka thënë se nga korriku fillojnë punimet për krijimin e regjistrit të objekteve pa leje, fillimisht nga ana e institucioneve, e më pas plotësimi i tyre do të bëhet me ndihmën e qytetarëve. Pasi të regjistrohen të gjithë, Mydyti thotë se nga fillimi i vitit 2015 parashihet të fillojnë aplikimet për legalizim. (Gazeta Tribuna)