Iraku si Siria, drejt luftës civile

Kryengritësit radikal islamikë, të sektit shiitë kanë përparuar drejt Bagdadit pasi morën kontrollin e një territori më të gjerë vetëm 90 kilometra në veri të kryeqytetit irakian. Ndërkohë udheqësit fetarë të sektit shia kanë bërë thirrje për të rezistuar kundër pushtimit nga shiitët.

Bota

13/06/2014 15:17

Në luftë për territore janë ngritur edhe luftëtarët kurdë në Irak, i cili përditë e më shumë po i ngjanë Sirisë, ku që prej tri vjetësh protestat e nisura kundër pushtetit kanë degjeneruar në luftë të grupeve të ndryshme fetare.  

Në sulme të shpejta, luftëtarët e grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik Mysliman Suni i Irakut dhe Levantit kanë marrë nën kontroll pjesën më të madhe të veriut të vendit.

Pas pushtimit të qytetit të dytë në Irak, Mosulit, pastaj të vendlindjes së ish diktatorit Sadam Hysein, qytetit Tikrit, grupi i njohur si degë e Al Qaedas ka marrë nën kontroll edhe qytetin Dhuluiyah.

Një zëdhënës i rebelëve që kërkojnë vendosjen e një qeverie islamike, u zotua të vazhdojnë marshimin drejt Bagdadit.

Pas Bagdadit, radikalët islamikë janë zotuar se do ta ‘clirojnë” edhe qytetin Karbala, në jugperëndim të Bagdadit, i cili njihet si një nga vendet më të shenjta për myslimanët shiitë. 

Ndërkohë, luftëtarët Peshmerga – forca të sigurisë në rajonin autonom kurd në veri, morën nën kontroll një bazë ajrore dhe objekte të tjera ushtarake të braktisura nga forcat qeveritare në qytetin e Kirkukut të pasur me naftë.

Në ndërkohë udhëheqësi fetar i sektit Shia, Ayatollah Ali al-Sistani, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij të bëhen gati për të rezistuar pushtimin e Irakut nga myslimanët shiitë.

Grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik Mysliman Suni i Irakut dhe Levantit ka nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të Sirisë dhe sipas analistëve po bën përpjekje për ndryshim kufishjsh në këtë rajon.

Kryeministri irakian, Nuri al Maliki, u ka bërë thirrje vendeve të rajonit të mos nxisin sic ka thënë ai grupe terroriste dhe ato radikale islamike për të destabilizuar Irakun.

Presidenti Barak Obama, i cili i dha fund në vitin 2011 luftës amerikane në Irak, ka thënë se Iraku do të ketë nevojë për ndihma të tjera amerikane dhe nuk duhet përjashtuar asnjë alternativë.