Anglia s’ka frikë nga Pirlo

Selektori i Anglisë, Roy Hodgson beson se skuadra e tij do të ketë kundërpërgjigjë për të eliminuar kërcënimin e kreativitetit të mesfushorit të Italisë, Andrea Pirlo në ballafaqimin e tyre në Grupin D të Kampionatit botëror.

Sport

10/06/2014 11:28

Andrea Pirlo është një prej futbollistëve kryesorë të Italisë. Mirëpo, ylli i Juventusit nuk ngjall frikë për Anglinë, ka theksuar selektori Roy Hodgson.

35-vjeçari e shkatërroi ekipin e Hodgsonit duke e eliminuar nga Euro 2012 pas penalltive. Pirlo dominoi në mesfushë duke i dhënë leksion Anglisë në posedim të topit.

Por, Hodgson është optimist se Kampionatit botëror.  

\”Si do ta ndalim Pirlon? Ajo qka do të bëjmë së pari është të luajmë më mirë kundër Italisë kësaj radhe se që kemi bërë më 2012. Të gjithë futbollistët do të pajtoheshin me mua. Nuk mendoj se luajtëm as përafër kapacitetit tonë”, deklaroi Hodgson për Daily Star.

“Sigurisht, kundër një skuadre të lodhur dhe një skuadre që kishte Pirlon në radhët e saj, ai zhvilloi një ndeshje shumë, shumë të mirë sepse është futbollist shumë, shumë i mirë. Por, ajo që kemi bërë, treguam karakter të jashtëzakonshëm, përkushtim dhe luftë të madhe”, u shpreh Hodgson.