15 vjet nga përfundimi i sulmeve të NATO-së kundër Serbisë

Sot, mbushen 15 vjet nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë, të cilat kishin nisur me 24 mars 1999 dhe kanë zgjatur 11 javë, respektivisht 78 ditë që çuan në kapitullimin e saj dhe largimin nga Kosova.

Lajme

10/06/2014 09:14

Fushata ajrore e NATO-s ndaj caqeve serbe që kishte nisur më 24 mars dhe zgjati 78, për të përfunduar më 10 qershor 1999, ditë kjo e cila llogaritet si fillimi i lirisë në Kosovë.

Bombardimet kanë përfunduar më 10 qershor me miratimin rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Si rezultat ka pasuar largimi i forcave serbe nga Kosova dhe hyrja e trupave të NATO-s, dhe më pas kthimi i mbi 800 mijë refugjatëve shqiptarë nga Kosova, të dëbuar më parë me dhunë nga ushtria serbe.

Në kuadër të KFOR në Kosovë në vitin 1999 kishin hyrë 37 mijë e 200 ushtarë nga 37 vende. /KP/