Hetohen operatorët telefonik

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personal po heton operatorët telefonikë, përtë parë nëse u kanë dhënë kandidatëve për deputetë, emrat dhe numrat e klientëve.

Lajme

07/06/2014 14:48

Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ruzhdi Jashari, thotë se po i hetojnë operatorët telefonikë, nëse kanë shkelur ligjin duke u dhënë kandidatëve të subjekteve politike për fushatë, emrat dhe numrat e klientëve.

Përmes mesazheve telefonike në numrat dhe emrat e marrë nga operatorët telefonik, kandidatët po kërkojnë votën qytetarëve.