Mascherano refuzon Barcelonën

Javier Mascherano ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Barcelonën. Reprezentuesi argjentinas nuk është bindur për të konfirmuar të ardhmen e tij në Camp Nou.

Sport

07/06/2014 11:50

Javier Mascherano ka refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij me Barcelonën.

Reprezentuesi argjentinas, tashmë një kohë të gjatë spekulohet se mund të largohet nga Camp Nou gjatë këtij afati kalimta të verës, dhe lajmi më i ri nga Spanja konfirmon se ai ka pakënaqësi në klub, dhe mund të ndërrojë mjedisin.

Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, takimi i parë mes përfaqësuesve të Mascheranos dhe drejtuesve të Barcelonës për vazhdimin e kontratës së tij, të vlefshme deri në verën e vitit 2016, nuk ka shkuar sipas planit.

Mascherano kërkohet nga Napoli ku ish trajneri i tij nga Liverpool, Rafael Benitez dëshiron ta bind që të fillojë një kapitull të ri në karrierën e tij në Serie A.