Veteranët mësyjnë Normandinë
Data 6 qershor 1944, e njohur si Dita D, për shumë nga veteranët që ia kanë mësyrë Francës, ku do të marrin pjesë në 70 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi, gjatë Luftës së Dytë Botërore, nuk është vetëm dita e fillimit të ofensivës, por edhe “dita e vrasjeve”, ndërsa Normandia – “fusha e vrasjeve”.

Bota
Kjo vizitë e tyre i paraprinë ngjarjes e cila do të zhvillohet të premten, ku në ceremoninë përkujtimore do të marrin pjesë shumë liderët botërorë.
Më shumë se 650 veteranë të Mbretërisë së Bashkuar pritet që të marrin pjesë në ceremoninë e Sword Beach (Plazhit të Shpatës) të premten, dhe shumë të tjerë do të nisin lundrimin nga Portsmouth për në Normandi.
Ish-ushtarakët e betejës së përgjakshme me trupat naziste morën pjesë të enjten në paradën që u zhvillua në Portsmouth.
Përvec presidentit amerikan, Barack Obama, kryeministrit britanik, David Cameron, kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti rus, Vladimir Putin dhe shumë burrështetas të tjerë, në Francë do të shkojë edhe Mbretëresha, Princi i Uellsit, Duka i Edinburgut dhe personalitete tjera të njohura botërore.
Qytetet në Normandi mund të kenë emra francez, por pesë prej plazheve ku zbarkuan ushtarët, kanë emërtime si Utah, Omaha, Juno, Gold dhe Sword.
Të premten, këtu në Normani është përvjetori i 70 i ‘D-day’, sulmit më të madh në historinë ushtarake.
Prince Charls do të jetë në urën Pegasus, një kalim strategjik prej ku trupat britanike u lëshuan për pak minuta me parashutë, pak para mesnatës së 6 qershorit të vitit 1944. Më pas ata do të uleshin me parashutat e tyre në Ranville- fshati i parë të cilën ata do ta çlironin.
Veteranët që do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore, nuk janë më të rinj se 80 vjeç. Historitë e tyre të heroizmit, sakrificës, suksesit dhe katastrofës, shumë shpejt do të zhduken nga memoria e tyre.
Harry Billinge, një 88 vjeçar, dëshmitarë i kësaj ngjarje, në emocione e sipër tha : “Kjo ishte një fushë e vrasjeve”, tha ai me shpresë se nuk do të harrohet kurrë për atë që ndodhi në Normandi më 1944.
Ndërkaq, veterani i marinës, Charlie Stretch tha se ‘D-day’, ishte dita e tij e fundit si tinejxher.
“Isha 20 vjeç dhe ditën tjetër nuk mendova se isha më 20 vjeç”, tha ai.
Rreth 160 mijë trupa të aleatëve, shumica amerikanë, më 6 qershor të vitit 1944 kaluan kanalin anglez dhe u futën në Francë, pikërisht në Normandi, duke sjellë kështu edhe fundin e Gjermanisë naziste.